Vjedhja 10 minuta – 100 metra afër stacionit të policisë në Obiliq

Vjedhja 10 minuta – 100 metra afër stacionit të policisë në Obiliq

Dy hajna u treguan të shkathtë e të guximshëm. Ata hynë në një market afër Stacionit Policor në Obiliq dhe vodhën cigare në vlerë prej rreth 15 mijë euro.

Në xhirimet e siguruara shihen se nuk e bënë këtë vjedhje duke u ngutur fort. Vjedhja e këtyre personave zgjati për 10 minuta, përderisa ngjarja ndodhi rreth orës 3 e gjysmë të së enjtes.

“Dëmi që më është bërë sillet diku rreth 15 mijë deri në 20 mijë euro. Vjedhja ka zgjatur 0 minuta e 8 sekonda, pra kanë vjedh për kadal-dale”, ka Gashi pronari i marketit, raporton Klan Kosova.

Policia e Kosovës ka thënë se është duke u marrë me rastin.