Nga Skënderbeu te Zahir Pajaziti – Kundër homofobisë

Nga Skënderbeu te Zahir Pajaziti – Kundër homofobisë

Dhjetra persona janë bërë në Sheshin “Skënderbeu” për të marshuar drejt Sheshit “Zahir Pajaziti” në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

20160517_113238[1]

Mes tyre ka qenë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili me të arritur tek Sheshi “Zahir Pajaziti” ka braktisur marshimin duke mos u dëgjuar fjalimet e drejtuesit e tri organizatave Qendra për Barazi dhe Liri (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD) dhe Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh) .

20160517_114839[1]

Drejtuesit e tyre, kanë thënë se ky “marshim nuk është vetëm për ata që sot kanë mundësinë të shprehin haptas vetën e tyre por për ata që nuk kanë mundësi të jenë në këtë marsh pasi janë të rrethuar me homofobi”.

20160517_114301[1]

Marshimit i është bashkangjitur edhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie dhe shumë personalitete të tjera nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.

Prania e policëve gjithashtu ka qenë e madhe por asnjë incident nuk ka ndodhur./Insajderi.com