Ironizimi për gjuajtën me armë të krerëve shtetërorë: Festo me armë jo me mend

Ironizimi për gjuajtën me armë të krerëve shtetërorë: Festo me armë jo me mend

Agron Demi, analist politikë në Institutin për Studime të Avancuara “GAP”, ka ironizuar me festën e zyrtarëve të lartë shtetërorë për pafajësinë e Fatmir Limajt.

Në një video të publikuar, zëvendëskryeministri i vendit, Dardan Gashi, ish-kreytari i Skenderajt, Sami Lushtaku si dhe këshilltari i Fatmir Limajt, Endrit Shala shihen teksa gjuajnë me armë në një vend të mbyllur.

Demi në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar “Festo me armë, jo me mend”.

“‘Festo me armë, jo me mend’ – kampanja e zyrtarëve të lartë shtetërorë”, ka shkruar Demi.