Presidenti turk ka paralajmëruar se mund të shkëpusë lidhjet me Izraelin nëse SHBA-të e njohin Jerusalemin si kryeqytet izraelit.
Rexhep Tajip Erdogan tha se një veprim i tillë do të kalonte “vijën e kuqe” për myslimanët.
Një numër shtetesh kanë kërkuar nga presidenti amerikan Donald Trump që të mos bëjë njoftimin e tij të parashikuar.
Raportet thonë se presidenti do të ndryshojë në mënyrë dramatike pozicionin e SHBA-ve për statusin e Jerusalemit këtë javë.
Kjo është një nga çështjet më të mprehta midis Izraelit dhe palestinezëve.
“Zoti Trump, Jerusalemi është një vijë e kuqe për myslimanët”, tha Erdogan në një fjalim televiziv të martën. “Mund të shkojmë deri në shkëputjen e lidhjeve diplomatike me Izraelin “.