Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri e ka qortuar deputeten e kësaj Lëvizje, Aida Dërgutin, pasi kjo e fundit duket se e ka fyer Albin Kurtin.
“Duhet ta them në krye të herës dhe që në fillim të kësaj përgjigjes sime që në asnjë mënyrë as nuk e mbështes, as nuk e pranoj, as nuk e arsyetoj e as nuk e kuptoj gjuhën e përdorur nga Aida ndaj Albinit në asnjë rrethanë, e aq më pak në rrethanat të cilat ju i shpjegoni në letër”.
“Kjo përkundër dyshimeve absurde të ngritura në letër. Me ta parë përdorimin e asaj fyerjeje e kam marrë Aidën në telefon dhe e kam qortuar për këtë gjë duke kërkuar nga ajo që t’i fyerjet e ofendimet menjëherë”, shkruan në letrën që Visar Ymeri u shkruan dërgës së Lëvizjes në Tiranë, pasi ata kanë kërkuar sqarim për rastin.
Një detaj tjetër që zbulon Ymeri përmes kësaj letre është edhe problemi mes Dërgutit dhe Kurtit ka filluar para një viti.
“Kjo është një pjesë e vogël e një problemi shumë më të madh e më të thellë që e kemi në Lëvizje tash e më shumë se një vit e i cili është mirëmbajtur e vazhduar përme shumë ofendimeve, shpifjeve,, insinuatave, sulmeve, herë publike përmes rrjeteve sociale, herë përmes agjitacionit te aktivistët e njerëzit jashtë Levizjes e nganjëherë nëpër forume të Lëvizjes. Ky problem kërkon zgjidhje gjithëpërfshirëse e jo parciale. Aq më pak përmes kërkimit të “kokës së turkut””, shkruan Ymeri. /Insajderi.com