Një drekë në ditë, kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës i kushton 170 euro.
Një fakt i tillë është zbuluar gjatë shqyrtimit të raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e këtij viti, ku edhe është konstatuar se legjislativi ka rritur shpenzimet.
Po ashtu, si shpenzime enorme për këtë periudhë janë konsideruar edhe shpenzimet për bileta të udhëtimit dhe për karburante dhe ku 90 për qind e këtyre udhëtimeve janë në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, raporton KTV.
Vërejtje për këtë institucion ka dhënë edhe Enver Hoti nga Nisma për Kosovën.
Nga ana tjetër, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi është arsyetuar se të gjitha shpenzimet janë të faturuara, por ka pranuar se ai nuk ka asnjë mundësi t’i parandalojë shpenzimet.
Mirëpo, përkundër këtyre vërejtjeve, komisioni me shumicë votash miratoi raportin e shpenzimeve për Kuvendin.