Kryeprokurori i shtetit, Aleksandar Lumezi ka folur pas publikimit të përgjimeve nga KTV-ja në të cilat pretendohej se Adem Grabovci në bashkëbisedim me Kadri Veselin, Hashim Thaçin e Besim Beqajn, ishin duke u përgatitur që Lumezin ta bënin kandidat për kryetar të Prishtinës nga PDK-ja.
“Për ardhjen në parti, absolutisht kemi diskutuar dhe ka qenë obligim i joni. Ajo është e mundur”, ka thënë Grabovci për KTV-në duke mos e sqaruar nëse ka pasur një ofertë apo jo.
E kryeprokurori Lumezi ka mohuar kategorikisht një ofertë të tillë.
“Jo. ! Një ofertë të tillë jo vetëm që e kisha refuzuar, por e kisha mbajtur edhe në mend, sepse nuk ndodh shpesh që dikush ju propozon për njeriun e parë të kryeqytetit. Unë ofertë të tillë nuk e kam marrë deri më tani dhe as besoj që do ta marr sepse tërë jetën e kam kaluar në profesion për të cilin jam shkolluar dhe nuk e kam ndërmend me e ndryshu kursin e jetës”, tha Lumezi për Kallxo.com.
Lumezi, tha se nuk e mbanë në mend saktësisht arsyen e takimit të tij me Grabovcin dhe Beqajn, por aludoi në diçka.
“Edhe pse kanë kaluar 5 vjet nga ngjarjet për të cilat bëni pyetje, me sa mbaj në mend, unë jam takuar dhe përshëndetur me zotërinjtë në fjalë, edhe pse vërtetë nuk i mbaj në mend detajet e këtij takimi. Kjo është periudha kur kam pasur takime edhe me përfaqësuesit e partive tjera politike ne ceremonitë e ndryshme të organizuara nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare”, tha Lumezi.
Ndryshe Zyra e Prokurorit të Shtetit është duke e hetuar Adem Grabovcin dhe Besim Beqajn në lidhje me aferën e përgjimeve të publikuara në Insajderi si “Dosja e Shefave”, qysh në vitin 2016.
Në intervistën e fundit për Jeta në Kosovë, Lumezi kishte deklaruar se brenda muajit të parë të vitit të ardhshëm. /Insajderi.com
Lumezi tregon se kur do të merret një vendim për aferën Pronto