Kryeministri maqedonas arriti në Kosovë, takohet me Haradinajn

Kryeministri maqedonas arriti në Kosovë, takohet me Haradinajn

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, ka arritur në Kosovë. Ai është takuar me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte organizuar pritje ceremoniale për Zaevin, ndërkohë që ata kanë nisur një takim në zyrat e Kryeministrisë.

Ndryshe, kjo është vizita e parë në Kosovë e kryeministrit të ri maqedonas i cili ka numër të madh të shqiptarëve në bashkëqeverisje.