Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka demantuar lajmet për një bisedë kinse të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në platformën komunikuese “Viber”. Në këtë bisedë ku përfshiheshin deputetët e VV-së Dardan Molliqaj, Dukagjin Gorani dhe Faton Topalli.
Vetëvendosje ka thënë se kjo është një përpjekje për ta manipuluar opinionin përmes montazheve në kohën kur VV është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme.
“Lëvizje Vetëvendosjes dematon këtë lajm. Asgjë nga ato që thuhen aty nuk janë të verteta, e as ai grup i bisedës nuk ekziston. Këto janë tentime për ta manipuluar opinionin, përmes shpifjeve e montazhave, në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosjes është duke u përpjekur t’i tejkalojë problemet e brendshme”.
“Çdo tentim përmes rasteve të montuara dhe shpifjeve, t’i dëmtojë deputetët e saj, është duke u përpjekur ta dëmtojë Lëvizjen. Lëvizja Vetëvendosjes dënon ashpër tentimet e kujtdo qofshin ato për të njollosur deputetët, anëtarët e Kryesisë dhe Lëvizjen”, thuhet në njoftimin e VV-së