Askush nuk e ka paramenduar këtë pabarazi pas shtetbërjes sonë. Por rezultati i fundit na doli që pabarazia u shfaq e u rrit, dhe po vazhdon të rritet, e shtetbërja jonë vazhdon të jetë vetëm një ëndërr revolucionare që tani mund të cilësohet edhe si radikale apo ekstreme.

Është i pashmangshëm konstatimi që zyrtarizimi i luftës në Kosovë, gjë që u manifestua me aktivitete ushtarake, solli një periudhë të re jetese në Kosovë. Për arsye të represionit sistematik ndaj kombësisë, bashkëpunimi ndaj shumicës homogjene, që në këtë rast ishte shqiptare, krijoi rezistencën që më vonë u shfaq më përfundim të asaj periudhë të represionit i krijuar nga një agresor i jashtëm.
Sikur të ishim një shoqëri e emancipuar dhe një shoqëri largpamëse do të ishim kritik ndaj vetës sonë dhe numri i komisioneve dhe komiteteve që do të krijonim do të duhej të tejkalonte numrin e ministrive dhe të zëvendës ministrave aktual.
Për herë të parë e kishim mundësinë për kthesën të cilën do të merrnim ku do të vareshin gjenerata të tëra të ardhshme. Franca mund të ishte larg sikur dikush të mendojë të marrë rrugë në këmbë për atje, mirëpo historia është ende e freskët dhe mundësitë e marrjes së leksioneve nga Revolucioni Francez asnjëherë nuk i kishim më të mëdha.
Çlirimi si popull, kur do të mund t’i krijonim e t’i mbanim ato tri karakteristika që janë “Liberty, egalite, fraternite” që në shqip do të thotë “Liri, Barazi, Vëllazëri”, përsëri na prezantoi me mundësitë më të mira që i kishim pasur si komb ndonjëherë. Ajo që më së shumti u “zhvillua” është‘barazia’.
I veshëm vetes tiparin e individualizmit, gjë që në të kaluarën nuk i përkiste popullit tonë. Duket sikur gjatë udhëtimeve të zyrtarëve tanë jashtë shtetit, një përkthyes i ndonjë zyrtari tonë kishte dëgjuar pa qëllim shprehjen “Kontrata me Popull” të Frederik Niçes, që sigurisht ishte temë e ndonjë diplomati. Rëndësia e kësaj fjalie në zyrtarët tonë si duket ishte e ngjashme me një kontrate false që bëhet për aplikim të ndonjë vizë për të emigruar jashtë Kosovës, që rëndësia e kontratës është dituri e përgjithshme por praktika thotë ndryshe, por çështja e vizave është tjetër diskutim.
Kur thuhet që barazia është zhvilluar shumë, është direkt në korrelacion pozitiv me udhëheqësin oligarke që ka qëndruar, ka udhëhequr e ka shkaktuar katrahurën e padrejtësisë shoqërore, në Kosovë që nga paslufta. Prej dy ari tokë të trashëguar në fshat e deri tani tek pushimet ekzotike në Karaibe ose në ndonjë ishull tjetër të Oqeanit Paqësor, ku fshati si territor nuk është i rëndësishëm aq sa ishte vlera e tokës.
Esenca nuk është vendi se ku kalohen pushimet apo kohëzgjatja e tyre – çështja qëndron tek keqkuptimi i “Përfitimit të zhvillimit”, dukuri e cila i ndihmon vendeve të pazhvilluara, që të mos ndërmarrin të gjithë hapat teknologjik që të arrijnë deri tek produkti i fundit, por që të fillojnë përdorimin e produktit të fundit ngase është më efikas dhe kursen kohen dhe natyrisht investimin financiar që duhet të bëhet aty.
Mirëpo në vend që prej Durrësit e Ulqinit të progresojnë në plazhet e Greqisë e Kroacisë, pjesa e lejuar që të udhëtojë jashtë Kosovës, e qe kanë përparësinë financiare, nga plazhet e Durrësit pushimin e radhës e kalojnë në Ishujt Karaibe.
Një klasë e lartë shoqërore, apo pakica e elitës sonë e përjashtojnë akademinë, intelektin dhe profesionalizmin nga kriteret e klasës së lartë shoqërore, kritere të cilat një individ duhet të dijë t’i lexojë ato në mënyrë që t’i praktikojë.
Sipas botëkuptimeve të kësaj klase, mundësia për të paguar faturën e shtrenjtë fut automatikisht në klasë të lartë dhe në botën e akademisë ku mund të japin opinionin e tyre për çdo ngjarje, dhe të vendosen në ballina të portaleve tona.
Pasi që udhëtimet jashtë Kosovës bëhen me të shpeshta, dhe kur një aristokrat perëndimor fillon qe të diskutoj për pikturat e Monet, për sapunët Indiane, për kuajt arabik, diskutime thelbësore ndaj mendimeve Hegel-it ose Smith-it, klasa jonë e lartë mbetet e shokuar dhe nuk mund të jetë participant në atë diskutim.
Nga kompleksi i krijuar për arsye të një pasurie të “paluajtshme” brenda natës, fillojnë që të paraqesin veten e tyre si qytetar mesatare filantrop me nam.
Nga shkrepjet e fotografive me persona që kryejnë punë fizike, nga storjet e krijuara për ndihma simbolike financiare ndaj personave në nevojë të cilët si kusht e kanë shkrepjen e momentit te ndihmesës, nga vlerësimi i pikturave të ndonjë artisti ‘underground’ e deri te frekuentimi i rrallë i dyqaneve të dorës së dytë. Kjo uri për të barazuar vetën me klasën e ulët të shoqërisë, medoemos i vendos ne pah komplekset e tyre.
Se çfarë lë për t’u habitur dhe për të shkaktuar konfuzion janë gjeneratat e reja të këtyre familjeve që etiketohen si “para e re” ose “nouveaux riches”.
I zhytur skajshmërisht në lojëra të korrupsionit shtetëror në kurriz të qytetarëve të zakonshëm, dhe duke dëgjuar për trendet globale, mendojnë që zgjidhja më e mirë për këtë kamuflim është shkollimi i fëmijëve të tyre në Evropë apo në SHBA.
Duke bërë këtë kamuflim, pasuria kulturore do t’i përkasë gjeneratës së shkolluar e mirë-edukuar jashtë Kosovës por sjelljet do të jenë të ndotura e komplekset do të shpërfaqen.
Tensionet ndërmjet klasave shoqërore në Kosovë janë dukshëm në rritje. Është krijuar një perceptim shoqëror ndërmjet ndarjes së personave të zakonshëm, që normalisht me një vend me përqindje te papunësisë mbi 20%, dhe me 26 mijë familje të cilat jetojnë në varfëri të skajshme i cili mundohet qe të shtyjë ditën dhe është shumicë, me pjesën tjetër e cila perceptohet si një klasë e privilegjuar.
Raportet nga Banka Botërore tregojnë se përveç vështirësisë së punësimit për gjeneratat e reja deri në moshën 24 vjeçare, varfëria e skajshme prek më së shumti personat të cilët përfundojnë marrëdhëniet e punës në moshën 65 vjeçare për arsye të pensionit mujor aq të vogël.
Askush nuk e ka paramenduar këtë pabarazi pas shtetbërjes sonë. Por rezultati i fundit na doli që pabarazia u shfaq e u rrit, dhe po vazhdon të rritet, e shtetbërja jonë vazhdon të jetë vetëm një ëndërr revolucionare që tani mund të cilësohet edhe si radikale apo ekstreme.
Autori ka përfunduar studimet Bachelor në Shkenca Politike, Filozofi dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Richmond, The American International University në Londër. Është ndjekës i politikës në Kosovë dhe psikoanalizës në shoqërinë kosovare.