Haki Rugova nga LDK-ja që synon të marrë udhëheqjen e Istogut ka thënë se e ka ditur qartë se balotazhi i 19 nëntorit ishte manipuluar nga Gani Dreshaj i AAK-së.

Rugova: Më kanë dëmtuar në dy raunde, do t’u kthehem bumerang

Rugova: Më kanë dëmtuar në dy raunde, do t’u kthehem bumerang

Haki Rugova nga LDK-ja që synon të marrë udhëheqjen e Istogut ka thënë se e ka ditur qartë se balotazhi i 19 nëntorit ishte manipuluar nga Gani Dreshaj i AAK-së.

Rugova në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se votat me postë, që u bënë edhe shkak i shkuarjes së Istogut për herë të treët në votime, janë të manipuluara.

“A është manipuluar procesi i parë, i dyti e kam të qartë, bazuar në deklaratat e tyre, që nga z. Dreshaj, kur ne festonim fitoren tonë, ata jepnin deklarata mos festoni se 1400-1500 vota janë në kufi, duke ardhur, ishte një sinjal i qartë, ata e dinin. Nuk janë vetëm vota të serbëve, janë vota të vjedhura edhe nga shqiptarët, boshnjakët”.

Kandidati i LDK-së për Istogun ka folur edhe për koalicionet që janë bërë, që AAK është bërë bashkë me PDK-në,  Vetëvendosjen, në një opozitë të bashkuar kundër LDK-së.

“Kanë të drejtë të bëjnë koalicione çfarë të duan. Dihet mirë se ky koalicion është edhe në nivel qendror”.

“Ka qenë gjithmonë garë kundër LDK-së, qytetarët, simpatizantët, anëtarët e këtyre partive  nuk janë pro këtij koalicion, bazohem edhe në këtë vullnet të qytetarëve”.

Madje Rugova ka thënë se këtë “bashkim forcash” kundrejt tij dhe LDK-së e sheh më shumë si diçka jo të vërtetë.

“Po e shoh më shumë improvizim, nuk kam parë koalicion zyrtar, po thonë se është zyrtar. Kam pasur kontakte me këta akterë të partive edhe ju kam ofruar marrëveshje”.

Ai ka folur edhe për fushatën që është zhvilluar këto ditë.

“Ka shkuar mirë, ka qenë shqetësuese fjalori që ne vërtetë, mos të përdorim fjalor që mund të ketë efekte negative tek qytetarët, fjalori i keq me shpifje, propaganda, fushatë mund të jenë disa gjëra të tolerueshme, pro disa kapërcejnë vija të kuqe”.

Madje, Rugova i LDK-së, ka thënë se ato çfarë ka deklaruar kundër kandidati i tij për uzurpim të pronave nga Rugova dhe familja e tij janë shpifje, dhe për këtë, do ta padisë.

“Janë shpifje, po e them hapur, unë dëshiroj të jem shumë i saktë, pavërtetësinë e shpifjeve ta dëshmojnë para organeve dhe jo ti’ mashtrojnë njerëzit, nuk kam uzurpuar prona as unë dhe as familja ime”.

“Do të merrem me këtë çëhstje se drejtësia duhet të shkojë në vend. Më kanë dëmtuar në dy raundet por  në raundin e tretë do t’i kthehem bumerang”, ka thënë ai.