Istogu sot rivoton për ta zgjedhur kryetarin e komunës

Istogu sot rivoton për ta zgjedhur kryetarin e komunës

Qytetarët e komunës së Istogut sot do të votojnë për ta zgjedhë kryetarin e komunës. Kjo komunë shkoi në rivotim pasi Gjykata Supreme mori vendim të tillë për shkak u gjetën parregullsi.

Në garë janë kandidati i LDK-së, Haki Rugova dhe ai i AAK-së, Gani Dreshaj.

Në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 22 tetor, fitues doli Haki Rugova, duke u pasuar nga Gani Dreshaj.

Rezultati bëri që këta dy kandidatë të shkojnë në balotazh që u mbajt më 19 nëntor.

Në balotazh doli fitues Gani Dreshaj i AAK-së, i cili me një diferencë shumë të vogël të votave arriti të triumfojë.

Mirëpo, ishte LDK-ja e Haki Rugovës e cila ushtroi ankesë në PZAP për parregullsi dhe manipulime gjatë procesit. Por PZAP-ja e kishet hedhë poshtë ankesën.

LDK-ja bëri ankesë në Gjykatës Supreme, ku kjo gjykatë e solli situatën në rivotim./Insajderi.com