Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka deklaruar se nuk mund ta komentojë vullnetin e votuesve pas numërimit të 100 për qind të votave në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Istog.
Aty LDK pas publikimit të rezultateve preliminare humbi bastionin, pasi Haki Rugova humbi për 52 vota nga Gani Dreshaj i AAK-së. Fituesi do të merret vesh përfundimisht pas numërimit të votave me kusht dhe me postë.
“Jemi baras, është garë e ngushtë dhe asgjë nuk ka përfunduar sonte”, ka thënë ai.