Me tupan e muzikë, simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Komunën e Istogut janë duke e festuar fitoren e Gani Dreshajt pas numërimit të rezultateve preliminare nga KQZ.
E përfituesit e parë nga kjo fitore e kandidatit të AAK-së në Istog, janë tumpanxhinjtë të cilët po argëtojnë simpatizantët në qendër të qytetit të Istogut.
Në xhirimet nga festa e simpatizantëve të AAK-së në Istog, shihet se tumpanxhinjtë kanë fituar shuma të ndryshme të parave, të cilat janë vendosur në tupan.
Madje, në tupan, shihen teksa janë vendosur edhe monedha të 500 eurove.
Festa e simpatizantëve të AAK-së në Istog
Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Gani Dreshaj arriti të fitojë 50.1 për qind të votave ndaj kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, i cili fitoi 49.9 për qind të votave.