Reagimi i Haki Rugovës pas fitores në Istog

Reagimi i Haki Rugovës pas fitores në Istog

Haki Rugova ka deklaruar se qytetarët e Istogut nuk i pranojnë personat që duan të marrin pushtetin, sikurse Gasni Dreshaj i AAK-së.

Pas fitores së LDK-së në Istog, kandidati i kësaj partie Haki Rugova ka thënë se në garën për këtë komunë fitoi kundër “të gjithëve”.

“Isha në një garë bashkë me të gjithë. Unë përsëri e shprehu edhe një keqardhje për qytetarët e Istogut që ne u desh të dëshmojmë se kemi qenë fitues edhe në raund të dytë edhe në raund të tretë”, ka thënë Rugova.

“Më vjen keq se në Istog ndodhi një proces i qoroditur zgjedhor. Por u dëshmu se istogasit nuk pranojnë personat të cilët tentojnë me marr një pushtet aty”, deklaroi Rugova. /Insajderi.com