
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi nuk ka qenë i sigurt në pyetjen nëse do të ketë dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kurtshi që është duke marrë pjesë në një intervistë në TV Dukagjini është pyetur nëse mund të ketë dorëheqje nga ndonjë anëtarë i kësaj partie.
“Nuk guxojë të paragjykojë tek e fundit nuk guxoj të them asgjë, sepse kjo gjë ju takon atyre që janë në konflikt apo që kanë probleme”.
“Varet prej personit se a donë me i zgjedh problemet apo donë me dal jashtë por besoj që nuk ka nevojë që të dilet jashtë organizatës sonë”, ka thënë Kurteshi.
Por Kurteshi me tej ka qenë i qartë duke thënë se VV nuk do të ndahet sipas tij, mund të ndahen disa individë por jo Vetëvendosja.
“LVV nuk ndahet, mund të ndahen persona por jo Vetëvendosje”, ka thënë Kurteshi./Insajderi.com