Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka filluar sot një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri, me ftesë të kreut të Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, raporton Anadolu Agency (AA).
Kryeparlamentari i Maqedonisë është takuar fillimisht me homologun e tij, Ruçi, në ambientet e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë.
Ruçi dhe Xhaferi pas takimit mes tyre do të mbajnë një konferencë për mediat, ku do të fokusohen në çështjet që kanë biseduar gjatë takimit.
Ndërkohë, kreu i Kuvendit të Maqedonisë do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipëri