Gjyqtari për krime të rënda në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Beqir Kallura, pasi kishte publikuar video me thënie që atij i kishin pëlqyer ku mes të tjerash ishte edhe një thënie e Adolf Hitlerit, raporton Insajderi.
Kalludra e kishte shpërndarë para dy ditëve thëne të Shekspierit, Napoleonit, Lincoln dhe të Adolf Hitlerit, por pas publikimeve nga mediat Kalludra e ka hequr postimin nga Facebook.
“Kur je në dritë, gjithçka të ndjek pas. Por kur hyn në errësirë, nuk të ndjek më as hija jote”, thuhej në thënien e Hitlerit të shpërndarë e më pas të fshirë nga Kalludra.
Kalludra vazhdon të akuzohet nga Lëvizja Vetëvendosje për persekutim ndaj aktivistëve dhe deputetëve të kësaj partie.
Kalludra kishte qenë gjyqtar në rastin e sulmit ndaj Kuvendit të Kosovës me që rast ishin dënuar katër aktivistët e Vetëvendosjes me 21 vjet burg.
Ai po ashtu ka nën gjykim edhe rastin për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, ndaj deputetëve të VV-së. Aktualisht dy deputetë të kësaj partie, Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi janë në paraburgim në lidhje me këtë rast./Insajderi.com
Thënia e Hilterit që i pëlqen gjyqtarit Kalludra: Kur je në dritë gjithçka të ndjek pas…