Haradinaj thirr për nesër seancë të jashtëzakonshme për buxhetin

Haradinaj thirr për nesër seancë të jashtëzakonshme për buxhetin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar të drejtën e tij kushtetuese dhe ka thirrur për nesër mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit, për të miratuar Buxhetin e vitit 2018.

Lajmin për Koha.net e ka konfirmuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi i cili ka treguar se mbledhja është thirrur për në orën 14:00.

Kryeministri krahas presidentit Hashim Thaçi dhe kërkesës së paku të 40 deputetëve ka të drejtë kushtetuese të thërras mbledhje të jashtëzakonshme të legjislativit.

Kujtojmë se sot, kryesia e Kuvendit do të mblidhet në orën 17:00.