Haziri vetëm me dy fjalë u përgjigjet deklaratave të Nasim Haradinajt

Haziri vetëm me dy fjalë u përgjigjet deklaratave të Nasim Haradinajt

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka komentuar deklaratën Nazim Haradinajt i cili ka thënë se ‘nuk ka lidhje nëse janë vra anëtarët e LDK-së’.

Haziri i ka thënë se Haradinajt duhet t’i vie turp për këtë deklaratë, marre për atë”, ka thënë shkurt Haziri për Periskopin.

Ndryshe, Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt i cili në një debat gjatë ditës së djeshme ka thënë se “nuk ka lidhje nëse janë vra anëtarët e LDK-së”.

“Është një deklaratë skandaloze jashtë çdo etike njerëzore, është fyerje për familjarët që janë gjallë. Unë pres që anëtarët e tjerë të kësaj organizate si dhe nga Qeveria të distancohen”.

Ne do të shohim mundësitë që ai të marrë përgjegjësinë plotë për deklaratën, sepse është fyerje jo vetëm familjarët e viktima por edhe për të gjithë LDK-në”, ka thënë Hoti në një konferencë për media.