Humb jetën punonjësi i policisë në Dibër, u qëllua nga kolegu pas sherrit

Humb jetën punonjësi i policisë në Dibër, u qëllua nga kolegu pas sherrit

Një punonjës civil në policinë e Dibrës u qëllua me armë zjarri nga kolegu i tij polic pas një sherri mes tyre.

Shtetasi Ardian Roçi me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër) mbeti i plagosur rëndë dhe ndërroi jetë në spitalin e Peshkopisë, transmeton Klan Kosova.

Autori i dyshuar për ngjarjen është shtetasi Naim Muliu 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër.

Ky i fundit duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi me shtetasin Ardian Roçi, dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka qëlluar me pistoletë këtë të fundit, shkruan Ora.

Një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes u nis drejt Peshkopisë për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë të specializuar, por i plagosuri nuk ia doli duke ndërruar jetë në spital.

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.