Vendimi tjetër i qeverisë: Zëvendëskryeministrat duhet të bëhen me këshilltar

Vendimi tjetër i qeverisë: Zëvendëskryeministrat duhet të bëhen me këshilltar

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim që edhe zëvendëskryeministrat ta kenë nga një këshilltar.

Gjatë kësaj mbledhje po ashtu është  miratuar propozim-vendimin me të cilin Qeveria i propozon Kuvendit të Kosovës të marrë vendim që Pallati i Rinisë të hiqet nga kompetenca e AKP-së dhe t’i kalojë Komunës së Prishtinës.

Në këtë mbledhje është miratuar edhe propozim-vendimin për inkasimin e fondeve të pa alokuara në buxhetin e Kosovës sipas njoftimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, shuma e të cilave është 11 milionë euro.

Qeveria po ashtu ka miratuar programin e statistikave zyrtare për vitet 2018-2022, si dhe propozim vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë nr 02/31 të datës 28 gusht 2008.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se në piken 3.1 të vendimit të shtohen edhe zyrtarët në vijim që i keni plus.

“Është nga një këshilltar i zëvendëskryeministrave i secilit”, tha ai.