Pas rritjes së pagave, Zyra e Kryeministrit blen pajisje të teknologjisë informative

Pas rritjes së pagave, Zyra e Kryeministrit blen pajisje të teknologjisë informative

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka dhënë të ënjtën një tender për furnizimin me “pajisje të teknologjisë informative”, një ditë pas vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për ngritje të pagave brenda qeverisë.

Në publikimin e kontratës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), Zyra e Kryeministrit nuk ka specifikuar pajisjet me të cilat do të furnizohet.

Qeveria kishte ndarë 6 mijë (6,000) euro për blerjen e pajisjeve të teknologjisë informative, derisa në tenderin e hapur nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës kanë aplikuar dy kompani.

Fituese e tenderit është shpallur “NGT Blendi”, me çmim të përgjithshëm prej 5,690 eurove, raporton Insajderi.

Nënshkrimi i kontratës dhe zbatimi i saj është caktuar të realizohet më 29 dhjetor.

Në mbledhjen e së mërkurës, Qeveria e Kosovës mori vendim për rritje të pagave në 23 nivele të ndryshme zyrtare duke filluar nga Kryeministri deri tek zyrtarëve për komunikim me publikun në qeveri.  /Insajderi.com