Zyrtari komunal fyen gazetarin se ia përmendi gabimet drejtëshkrimore: Mi rr*** …

Zyrtari komunal fyen gazetarin se ia përmendi gabimet drejtëshkrimore: Mi rr*** …

Drejtoria për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në komunën e Suharekës së fundi ndau mirënjohje për sportistët e kësaj komune, por si pasojë e kësaj kishte ndodhur një incident.

Gazetari i Theranda Post, Brahim Thaçi, kishte bërë një postim në Facebook ku kishte përmendur gabimet drejtshkrimore në këto Mirënjohje për këta sportistë.

Këtë nuk e priti mirë Refki Gollopeni, Zyrtari i Departamentit të Kulturës në komunën e Suharekës, i cili fyu gazetarin në komentin e tij në atë postim.

“Mi rr*** topat brahim”, kishte shkruar Gollopeni, e më pas të njëjtën fyerje ia kishte adresuar edhe artistit Burhan Sejdiu.