Haradinaj paralajmëron pasoja nga Gjykata Speciale

Haradinaj paralajmëron pasoja nga Gjykata Speciale

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ai dhe partia e tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pro shfuqizimit të Gjykatës Speciale.

Haradinaj ka thënë sot, në një intervistë me RTK-në, se Kosovën janë duke e pritur ditë të vështira nga Gjykata Speciale.

Ky veprim ka pasojat e veta. Pra nuk është pa pasoja. Në fakt edhe Gjykata vetë është barrë e rëndë për Kosovës. Hiq faktin se edhe ne jemi të interesum për zbardhjen e çfarëdo vepre kriminale të luftës apo pas luftës. Një situatë e tillë Kosovën e nxjerr gati monstrum ligjor pra vetëm për Kosovën organizohet një situatë e veçantë. Ka pasë një për krejt ish-Jugosllavinë ku jemi përfshi ne, e tani është vetëm për Kosovën”, tha Haradinaj për televizionin publik të Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk do të jetë periudhë e lehtë për Kosovën. Kur do të ngriten aktakuzat, do të fillojnë të dalin lajme dhe tituj të cilët nuk do t’i bëjnë mirë Kosovës. Ka edhe media që e kanë agjendë diskreditimi i Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas Haradinajt, funksionimi i Gjykatës Speciale do t’i vështirësojë edhe procestet e Kosovës me BE-në. /Insajderi.com