Haradinaj pranon se nuk ka nevojë për të hyra por nuk heq dorë nga rritja e pagës

Haradinaj pranon se nuk ka nevojë për të hyra por nuk heq dorë nga rritja e pagës

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur për dy çështje të cilat vet i ka vendosur, ku kryeministri e pranon se ka vend për kritika. Ka thënë se numri i madh i zëvendësministrave ka vend për kritike, shkruan Insajderi.

Haradinaj ka folur po ashtu për rritjen e pagës që i ka bërë vetit dhe institucionit ku ai punon. Ka thënë se ngritjen e pagës nuk e ka bërë për veti por për të mirën e institucionit, mes tjerash ka shtuar se nuk varet nga pak duke treguar se ka edhe një shtëpi që e ka të lëshuar me qira.

“E kuptojë që numri i madh i zëvendësministrave është për kritikë, tash së fundmi edhe ngritja e pagave por nuk e kom bë për veti, e kam bë për të mirën e institucionit ku unë punojë. Nuk varna nga pagat kam edhe një shtëpi me qira”, ka thënë Haradinaj në një intervistë në RTK.