Serbia kërkon nga Kosova kompensim financiar

Serbia kërkon nga Kosova kompensim financiar

Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se nga Kosova do të kërkohen edhe mjete që përmes Fondit Federativ janë investuar në Kosovë nga viti 1966 deri në vitin 1990.

“Nuk dëshirojmë asgjë të huajën, nuk duam as të administrojmë me resurset që janë vitale për ekzistencën e popullit shqiptar. Duam vetëm të atë që me decenie e kemi ndërtuar në Kosovë dhe ajo nuk është e paktë. Ne kemi përgatitur bazën gjithëpërfshirëse që tregon edhe investimet e Fondit të Federatës për zhvillimin më të shpejtë të viseve të pazhvilluara dhe për Kosovën. Nga viti 1966 deri në vitin 1990 Serbia në Kosovë, vetëm përmes këtij Fondi, ka investuar rreth 1,5 miliard dollarë”, citon “novosti” të ketë thënë Gjuriq.

Ai ka theksuar se Kosova në marsin e këtij viti, gjithë pasurinë, dikur e regjistruar në RSFJ, përkatësisht në Serbi dhe në Krahinën Autonome të Kosovës, e kanë regjistruar në organet, siç thotë ai, të së ashtuquajturës Republikë e Kosovës e Qeveria serbe këtë akt e ka anuluar.

Gjuriq ka thënë se çdo investitor që ka për qëllim të vijë në Kosovë e të shohë duhet të pyetet se çfarë do ndodhë me pasurinë e tij, transmeton koha.net.

“Ne do ta ndalim këtë proces ashtu siç e kemi ndalur edhe atë për Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Për këtë arsye ne duhet t’i ruajmë tapitë dhe dokumentet tona e ta presim momentin për ta kthyer atë që është jona”, ka përfunduar ai.