Pacolli tregon përgjigjen ndaj qytetarit që i ankohej në ‘Viber’ se kishte problem me Golf 2

Pacolli tregon përgjigjen ndaj qytetarit që i ankohej në ‘Viber’ se kishte problem me Golf 2

Ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli ka folur lidhur me kandidaturën e tij për kryetar të Prishtinës. Pacolli është pyetur lidhur me komunikimin me qytetarë ku përmes platformës ‘Viber’ kishte kërkuar nga qytetarët t’ia adresonin problemet e kryeqytetit, shkruan Insajderi.

Pacolli duke folur në Debat D në TV Dukagjini ka thënë se kishte mbi 10 mijë mesazhe nga qytetarët. Ai ka thënë se nuk kanë arritur t’i kthejë të gjithë qytetarëve përgjigje në pyetjet e tyre.

“Prej këtyre 10 mijë mesazheve  diku besojë që 60 % ju kemi përgjigj. Mes tyre ka qenë edhe disa mesazhe interesante”.

” I bëjë një ftesë publike për një qytetari që thoshte se mu ka prish golfi dysh. Unë jam në hotelin ‘Swiss Diamond’ ku punojë ende sigurisht të ia qes një kafe dhe ta shohë se si qëndron çështja e golfit. Unë i jam përgjegjës sigurisht atij qytetari dhe i kam thënë që sigurisht se do të asistojë në problemin e golfin nëse eventualisht ai ekziston”, ka thënë Pacolli.