Thaçi flet për akuzat e Dick Martyt – tregon pse nuk ngriti padi ndaj tij

Thaçi flet për akuzat e Dick Martyt – tregon pse nuk ngriti padi ndaj tij

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se Gjykata Speciale e Kosovës, nuk mund të kërcënojë integritetin dhe dinjitetin e tij që nga dita e parë e luftës dhe deri në shpalljen e Kosovës shtet të pavarur.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit ‘Opinion’, Blendi Fevziu nëse raporti i Dick Marty mund t’a kërcënojë, Presidenti Thaçi u shpreh se çdo njëri që ka pasur uniformën e UÇK-së, mund të jetë objekt hetimi.

Ai tregoi se në Kosovë askush nuk e di se kush mund të jetë i akuzuar për krime lufte.

“Ne nuk kemi ngritur padi ndaj tij, për arsye se në konsultim me ekspert ndërkombëtar, kemi ardhur në përfundim se ai ka imunitet dhe nuk mund të dënohet”, ka thënë Thaçi.