Jon në Prishtinë e Dion në Prizren – emrat dominues në komunat e Kosovës

Jon në Prishtinë e Dion në Prizren – emrat dominues në komunat e Kosovës

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikoi sot një raport mbi emrat dhe mbiemrat në Kosovë.

Sipas alfabetit me shkronjën A kishte më së shumti emra gjithsej 8,026 emra ndërsa më së
paku emra kishte emra që fillonin me shkronjën C gjithsej 407 emra.

Por, në këtë raport janë publikuar edhe emrat dominues në Komunat e Kosovës, sipas viteve 2001 – 2011.

Në Prishtinë, dominon emri Jon, ndërsa në Gjilan emri Altin. Ndërkaq, në Komunën e Prizrenit më së shpeshti është vendosur emri Dion, njëjtë sikurse në Pejë.