E çuditshme: Haradinaj para një muaji thoshte se mund të lirohen dy të dënuarit

E çuditshme: Haradinaj para një muaji thoshte se mund të lirohen dy të dënuarit

Dy ditë pas fitores së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Klinë, deputeti i kësaj partie Daut Haradinaj ndodhej në këtë komunë për të festuar fitoren.

Teksa po mbante fjalim para militantëve të AAK-së, Deputeti Haradinaj kishte parashikuar se dy vëllezërit e dënuar me nga 30 vjet burgim në rastin “Kiqina”: Arsim dhe Burim Ramadani do të liroheshin “së shpejti”.

“Sot ka qenë një ditë e madhe jo vetëm për Klinën por për bukur shumë pjesë të Kosovës. Po besoj që edhe Arsimi edhe Burimi na bashkohen shpejt”, kishte thënë Daut Haradinaj.

Daut Haradina fjalim per fitoren e Klines!Dauti uron pas fitores te Klines presum edhe lirimin e Burimit e Arsimit !

Posted by Faton Ramadani on Sunday, 19 November 2017

Një muaj e një javë ditë më vonë, dy vëllezërit e dënuar Ramadani u liruan me dekret të Presidentit Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës mori vendim që t’i falte sot tre të dënuarit në rastin “Kiqina”.

Të liruarit me dekret të presidentit Thaçi: Arsim dhe Burim Ramadani dhe Arben Kiqina ishin shpallur fajtor nga tri shkallë të rregullta të gjykatave dhe Gjykata Kushtetuese, për vrasjen e pesë anëtarëve të familjes Hajra nga Drenasi, përfshirë dy vajza të mitura.