
Gjykatësi kosovar Beqir Kalludra është kërcënuar sot në një restorant afër Pallatit të Drejtësisë, gjatë kohës së pauzës. Dyshohet se gjykatësi Kalludra është kanosur me fjalë kërcënuese dhe hakmarrëse nga dy persona.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“AG.H 96 dhe A.H. 1974 janë arrestuar për veprën penale kanosje të një gjykatësi që ka ndodhur rreth orës 12:50”, tha Ahmeti për Insajderin.
Kalludra është gjyqtari i cili dënoi me burgim katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje: Atdhe Arifi, Egzon Haliti, Adea Batusha dhe Frashër Krasniqi. /Insajderi.com