Ia dha veturën në shfrytëzim, por nuk ia ktheu më

Ia dha veturën në shfrytëzim, por nuk ia ktheu më

Në Podujevë policia ka evidentuar një rast të keqpërdorimit të besimit.

“Ankuesi mashkull shqiptar ka raportuar se të dyshuarit mashkull shqiptar i kishte dhënë veturën në shfrytëzim dhe i njëjti nuk i kishte kthyer më”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se rasti është duke u hetuar.