OVL e UÇK-së i kërkon presidentit Thaçi lirimin e Selimit e Sylës

OVL e UÇK-së i kërkon presidentit Thaçi lirimin e Selimit e Sylës

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, me rastin e “Ditës së Veteranit të Luftës së UÇK-së”, kanë ndarë mirënjohje për disa nga gratë që ishin në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast u tha se gruaja shqiptare historikisht ka qenë për krah burrave qysh në kohën e Ilirisë e deri në kohën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Gucati, tha se “Dita e veteranit” vjen nga kalendari i vitit 1991, ku komandanti Adem Jashari filloi përballjen me forcat policore dhe ushtarake serbe dhe nga këtu filloi rezistenca e armatosur dhe ushtarake e UÇK-së.

“Në këtë ditë të veteranit është shumë me rëndësi që t’i kujtojmë të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre në mbrojtje të vendit tonë të shenjët, Kosovës, pra sot shënohet dita e veteranit të Kosovës, ditë e njerëzve më meritor për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë”, tha ai.

Ai pati edhe një kërkesë për drejtuesit e institucioneve të Kosovës.

“Unë i kisha bërë edhe një ftesë publike Presidentit, kryeministrit, kryetarit të parlamentit që ta marrin edhe një hap për lirimin e dy komandantëve që po mbahen padrejtësisht në burg, Sylejman Selimi dhe Azem Syla. Kështu që kërkojmë prej tyre që këtë hap ta marrin qysh nesër”, tha ai.

Përndryshe, mirënjohje për kontributin e dhënë iu nda edhe Azem Sylës