
Gjykata Themelore e Pejës ka aprovuar pjesërisht padinë e drejtorit të Gazetës Express, Berat Buzhala kundër Devolli Corporation. Kërkesa e Buzhalës për tu kompensuar në vlerë prej 200 mijë euro nuk është aprovuar plotësisht, shkruan Insajderi.
Por Devolli Corporation në bazë të vendimit të kësaj gjykate do t’i kompensojnë shumën në vlerë prej 15 mijë euro. Lajmi është konfirmuar edhe përmes një shkrimi në Facebook nga Buzhala.
“Pas një procesi maratonik Gjykata Themelore në Peje e ka aprovuar padinë time ndaj Devolli Corporation, duke i shpallur ata fajtor për një fushate fyese qe e patën organizuar kundër meje, duke vendosur pano reklamuese gjithandej nëpër Kosovë”.
“Nuk është aprovuar në tërësi kërkesa ime për kompensim në vlerën prej 200.000 euro. Gjykata ka vendosur që kjo kompani të më kompensoj në vlere prej 15.000 euro. Sipas një zotimi që e kam bërë më herët, shumën e mjeteve që me janë ndare si kompensim do ta jap si donacion për Spitalin e Pediatrisë. Do të provoj që këtë shume ta rris për të blere një aparat të Rentgenit për këtë klinike”.
Buzhala është shprehur i kënaqur nga e drejta që i është dhenë nga Gjykata duke shtuar se përpjekja e tij nuk ishte e motivuar financiarisht.
“Unë jam jashtëzakonisht i kënaqur që Gjykata me dha të drejte në këtë rast. Sigurisht që e falënderojë edhe avokatin Arianit Koci. Përpjekja ime për drejtësi nuk ishte e motivuar financiarisht. Ju falënderojë, tash për atëherë, për mbështetjen që ma patet dhëne./Insajderi.com