
Një banor i fshatit Tomoc të Istogut me emrin Shem Shatri në Facebook, vazhdon të postoj video në të cilat tregon sesi përdhunon qentë e tij duke i shtyrë që të luftojnë deri në përgjakje.
Pasi Insajderi raportoi në dhjetor të vitit të kaluar për një video në të cilën dy qenët luftojnë duke u përgjakur, ai ka publikuar edhe një video tjetër në të cilën tashmë dy qenët e tij luftojnë njejtë: deri në përgjakje.
https://www.facebook.com/shem.shatri.9/videos/1779294485705187/
Por për dallim nga hera e kaluar, tashmë i njejti person, pranon se është kontaktuar nga Policia por që duket se ai nuk i frikësohet as Policisë së Kosovës.
Me probleme të mëdha në të shkruar, duke qenë gati edhe i pakuptueshëm, shkruan se ai ka qenë luftëtar i UÇK-së dhe se kjo i jep të drejtë atij që të bëjë çfarëdo me qenët e tij. Madje edhe ti përgjakë. Ai sulmon edhe Insajderin pse ka raportuar për herën e parë.
Deri në gjakosje – përleshja e qenve vazhdon të praktikohet në fshatin e Kosovës
“Më ka thirrë njani i Policisë së Pejës niher, s’maj qenë që i han njerëzit veç asi që i hajn qent. Unë i nxa shokë fill Policinë…. unë e kam kap pushkën me luftu me Serbi e mem bra Serbia s’më ka hanger k*** e dojn me ma thi k*** Insajderi për qen tmi”, ka shkruar ai.
Ai më pas shkruan se njashtu si i ka ndodhur qenit duhet t’i ndodhë edhe grave që nuk dëgjojnë./Insajderi.com