Rexhep Qosja mbron votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve për Jerusalemin

Rexhep Qosja mbron votën e Shqipërisë kundër SHBA-ve për Jerusalemin

Akademik Rexhep Qosja, ka thënë se vota e Shqipërisë kundër “Jerusalemit” kryeqytet është votë në pajtim me votën e shteteve të Bashkimit Evropian, pjesëtare e të cilit Shqipëria dëshiron të bëhet.

Ai ka theksuar në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, se kjo votë nuk do të sjellë kurrfarë problemi në politikën e ShBA-së ndaj Shqipërisë.

Qosja ka folur edhe për qeverisjen e Edi Ramës.

Ai ka thënë se me reformat që po ndërmerr kryeministri Rama në politikë, ekonomi dhe në sektorë të tjerë, Shqipëria do të lirohet nga prapambetjet.