Apple dëshiron që të ketë më shumë diversitet në produktet e saja, duke konsideruar blerjen e studiove të filmit “HBO” dhe “Warner Bros”, por kjo nuk është e tërë.
Kur je kompania më e madhe në botë, me një produkt i cili është shitur më së shumti në historinë e biznesit në teknologjisë, çfarë do të bënit për ta mbajtur tregun?
Ky është probleme luksoz që tani përballet kompania Apple. Dhe duket se kompania e ka gjetur zgjidhjen: televizioni.
Krijuesit e iPhone po konsiderojnë blerjen e “Time Warner”, krijuesit e “Game of Thrones” “HBO”, “CNN”, “Adult Swim” dhe “Warner Brothers”.
Si kompania më e madhe që ka luftuar me vetëm një produkt, Apple dëshiron që të zgjerohet, dhe kjo sipas “Financial Times” pritet të ndodhë shumë shpejt.
Drejtuesit e kompanisë Apple kanë pranuar se ata janë në bisedime me shumë kompani që të kriojnë një platformë të shfaqjes së produkteve televizive.
Por çka e ka bindur Apple që t’i hyjë këtij biznesi?
Dy kompanitë më të mëdha që ofrojnë shërbime televizive “Netflix” dhe “Amazon” kanë pranuar se ka një oreks të madh nga shumë kompani gjigante që të hynë në botën e televizionit, pikërisht për faktin se në këtë biznes nuk fitohet nga reklamat por nga abonimet e shikuesve.
Pikërisht ky fakt, e ka shtyrë Apple që t’i hyj këtij biznesi, bazuar në përvojen e fitimeve nga abonimet në “iTunes” dhe “Apple Music”.
Por është edhe një fakt tjetër që Apple e ka shtyrë të hyjë në këto bisedime. Kompanitë dhe studiot e mëdha të televizionit, po e kanë të pamundur që të kenë fitime, viteve të fundit për shkak të taksave të larta. Andaj nevoja për partneritet apo shitje të aseteve po shihet si zgjidhje e duhur./Insajderi.com