Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot Kuvendin e Punës ku do të shqyrtohet pozicioni i saj në udhëheqjen e Qeverise se Kosovës.
Kuvendi i partisë që udhëhiqet nga Isa Mustafa pritet të fillojë pas pak.
Ndërkohë, pjesëmarrjen në Kuvend e ka paralajmëruar edhe Donika Gervalla, e cila disa ditë më parë u largua me forcë nga punimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së. Ajo u tërhoq zvarrë nga sigurimi i LDK-së.
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj ka postuar një foto së bashku me ministrin e Punës, Arban Abrashi. Në të shihen përgatitjet për Kuvendin e punës.
Kryetarja e degës së LDK-së në Gjermani, Donika Gërvalla ka thënë se do të marrë pjesë në këtë kuvend pune./Insajderi.com