Punëtori i bankës gjen 100 euro të falsifikuara në kasën e bankomatit

Punëtori i bankës gjen 100 euro të falsifikuara në kasën e bankomatit

Policia e Kosovës njofton se ditëve të fundit janë shtuar raportimet për kartëmonedha prej 100 euro të falsifikuara.

Madje, në një rast, dikush ka arritur që të fusë një të tillë edhe në bankomatin e një banke. Dje në mesditë në rr. “Nënë Tereza” në Gjakovë, ankuesi mashkull shqiptar, punëtor në një filial bankar, ka raportuar se gjatë zbrazjes së një bankomatit ka hasur në një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Në një rast tjetër në rr. “Hajrulla Zymi” në Fushë Kosovë, dje po në mesditë, ankuesja femër shqiptare punëtore në një filial bankar, ka raportuar se gjatë deponimit të një shume parash, nga i dyshuari mashkull shqiptar, ka pranuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

“Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa rasti është duke u hetuar”, njofton policia.