Kanë vazhduar dënimet e rrepat të Policisë së Kosovës për ngasësit nuk respektojnë rregullat në trafik.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e vendit përmes një kumtese.
Në kumtesë theksohet se gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 16.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve janë ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.
Kjo është pasqyra policore për dënimet që u shqiptuan nga periudha kohore 01.01.2018 – 16.01.2018:
Total
Numri i përgjithshëm i gjobave
15092
Gjoba deri në 500 € (persona fizikë)
14230
Gjoba deri në 1000 € (persona juridikë)
6
Gjoba për gjykatë
856
Kundërshtimet e pranuara dhe të proceduara në Komisionin për Vendosje
26
Numri i gjobave të shqiptuara që janë paraparë pikë negative
515
Numri i gjobave me një (1) pikë negative
64
Numri i gjobave me dy (2) pikë negative
304
Numri i gjobave me tri (3) pikë negative
147
Numri i gjobave me pesë (5) pikë negative
0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik
214
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) muaj
190
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik tre (3) deri në gjashtë (6) muaj
6
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) muaj
15
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik gjashtë (6) deri dymbëdhjetë (12) muaj
2
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik nëntë (9) deri tetëmbëdhjetë (18) muaj
1
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) vit
0
Ndalimi i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik një (1) deri dy (2) vjet
0
Policia e Kosovës vazhdon të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.
Në të kundërtën, Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë ndërmarrjen e masave ligjore.