
Zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik, Gani Koci ka postuar disa fotografi në rrjetin social Facebook, duke ecur këmbëzbathur në borë.
Këto fotografi, zv/ministrit kosovar i janë dukur të veçanta teksa ka preferuar t’i ndajë edhe me miqtë e vet në Facebook, raporton Insajderi.
Ai e ka përshkruar si “marak të moçëm” ecjen këmbëzbathur” nëpër borë.
“Maraku i moçëm! Këmbëzbathur edhe nëpër borë”, ka thënë Koci.
Koci është njëri prej 70 zëvendësministrave të emëruar nga koalicioni qeverisës PDK-AAK-NISMA. /Insajderi.com