Ia ndalin rrymën, i thyen me çekiç zyrat e KEDS-it

Ia ndalin rrymën, i thyen me çekiç zyrat e KEDS-it

Policia e Kosovës raporton për një rast të asgjësimit apo dëmtimit të pronës në rr. Peseqindëshi në Rahovec. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi që i njëjti në shenjë revolte për ndërprerje të energjisë për shkak të mos pagesës, me çekan ka dëmtuar zyrën e KEDS-it”, thuhet në raportin e policisë.

Bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.