Arsyeja e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë

Arsyeja e vizitës së kryeministrit malazez në Kosovë

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, do ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vizita e kryeministrit malazez pritet të t’i hap rrugë çështjes së demarkacionit mes dy shteteve.

Haradinaj më herët e kishte ftuar homologun malazez për vizitë në Kosovë, për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje për këtë marrëveshje.

Kjo marrëveshje e cila ratifikimi i së cilës është vënë kusht nga BE për heqjen e vizave vazhdon të kundërshtohet nga disa parti, duke përfshirë edhe atë të kryeministrit Haradinaj./lajmi.net/