Deputeti Nait Hasani çet fall në Kuvend

Deputeti Nait Hasani çet fall në Kuvend

Deputeti i PDK-së Nait Hasani në seancën e Kuvendit të Kosovës ku po mbahet interpelanca për gjuajtjen me armë të zëvendëskryeministrit Dardan Gashi, e ka mbrojtur këtë t ë fundit duke thënë se ka pasur një motiv të fortë për të festuar.

“Duhet ta kujtojmë se atë natë është liruar një person (Fatmir Limaj) që është maltretuar për dhjetë vjet nëpër gjykata”, ka thënë Hasani, duke shtuar se kjo është një aryse e ofrtë për të festuar për këtë familje.

Ai është përpjekur të japë edhe shpjegime etnografike për traditën e gjuajtjes me armë ndër shqiptarë. “Te ne gjuhet për gëzime të ndryshme, për lindje, martesa e të tjera. Kjo bëhet për t’i larguar shpirtrat e këqij nga familja. Kjo bëhet përmes gjuajtjes me armë dhe kjo është traditë e mirë”, ka thënë Hasani.