Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka thurrur ide konspirative për rrahjen e anëtares së PDK-së dhe" />

Banaliteti i Fisnik Ismailit – thotë se Arbana Xharrën e ka rrahur burri i saj

Banaliteti i Fisnik Ismailit – thotë se Arbana Xharrën e ka rrahur burri i saj

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili ka thurrur ide konspirative për rrahjen e anëtares së PDK-së dhe ish-gazetarës Arbana Xharra.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ku i ka replikuar Xharrës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka lëshuar një akuzë të fortë ndaj bashkëshortit të këshilltares së Kadri Veselit, teksa nuk ka dhënë asnjë provë për atë që ka deklaruar.

“Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, ka shkruar Ismaili në Facebook. “Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani.”

Reagimi i Xharrës erdhi si pasojë e një shkrimi ku anëtarja e PDK-së i ishte drejtuar Ismailit. Në këtë shkrim, Xharra kishte shkruar për denoncimin që Ismaili e kishte bërë dje në Policinë e Kosovës.

“Fisnik Ismaili, paske nise me u tute a?! Qata aktivistat e tu i keni pas cu ne hymje te banesa ku jetoj me femije me me percjelle, kush po hin e kush po del”, deklaroi sot Xharra.

Ismaili ka denoncuar dje një rast kundër tij në Policinë e Kosovës. Ai ishte kërcënuar nga një person. /Insajderi.com