Ish-gazetarja, Arbana Xharra e cila tash është këshilltare e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka njoftuar se ka dhënë një deklaratë, në Policinë e Kosovës lidhur me deklaratën e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismailit ku ka thënë se Xharra është rrahur nga bashkëshorti i saj Andin Lokaj.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Xharra ka shkruar se dhënë një deklaratë në Policinë e Kosovës në departamentin e krimeve të rënda.
Xharra ka shkruar se “deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbadhë atë”, raporton Insajderi.
Po ashtu ajo ka njoftuar se ndërkohë do të përgatitë edhe një padi për shpifje ndaj deputetit Ismaili.
Gjatë ditës së djeshme, Fisnik Ismaili ka shkruar një status ku ka thënë se Arbana Xharrën e ka rrahur burri i saj.
“Viktimizim është me të rrehë burri, e ti me dalë me ia lanë fajin tjetërkujt”, ka shkruar Ismaili në Facebook. “Kur të mësohesh me i denoncue krejt gjestet e dhunshme njajtë, pa dallim, e posaçërisht rastin tand që, mbas do fotove viktimizuese, kurrë ma një herë s’u çel muhabeti se kush ta bani”, ka shkruar dje Ismaili.
Postimi i plotë i Arbana Xharrës:
Miq, po më vjen keq që po më duhet të merrem me nivelin kaq të ulët të debatit të nxitur nga një, fatkeqësisht, deputet. Unë e kam të pamundur t’i shes moral e ti jap keshilla dikujt që i ka takuar e i takon një subjekti që s’kanë lënë gjë pa i bërë njëri-tjetrit, por të pakten ia jap mundësitë që për ato cka flet për mua ti faktoi në polici. Andaj, sapo e dhash një deklaratë në polici, departamenti i krimeve të rënda, të cilët e kanë trajtuar rastin e sulmit ndaj meje, nga të cilët kërkova që të kërkojnë fakte nga, fatkeqesisht, deputeti Fisnik Ismaili për akuzën publike që e bëri, se burri im Andin Lokaj me paska rrahur. Ismaili është i obliguar me ligj të jap fakte për këto akuza, sikurse edhe polica ta zbadhë atë. Me gjakftohësi, do të ndjeki rrugët ligjore deri në fund. Ndërkohë që po përgatitet padia për shpifje ndaj deputetit të Vetëvendosjës.
Banaliteti i Fisnik Ismailit – thotë se Arbana Xharrën e ka rrahur burri i saj