Partia Demokratike e Kosovës, duke se ka kaluar tejkaluar problemin që kishin anëtarët e kësaj partie në Skenderaj, shkruan Insajderi.
Kryetari i kësaj partie duket se ka bërë bashkë anëtarët e PDK-së në Skenderaj, pavarësisht përçarjeve që kishin dal brenda partisë. Sami Lushtaku kishte vendosur t’i largojë nga Bekim Haxhiun nga posti i nënkryetarit të partisë në këtë degë, si dhe disa asamblistë të tjerë të kësaj partie.
Ilir Ejupi asamblist i PDK-së në komunën e Skenderajt ka njoftuar për ‘bashkimin’ e anëtarëve të PDK-së në krye me Kadri Veselin.
“Partia Demokratike e Kosovës, ne krye me Kryetarin Kadri Veselin, e bashkuar, unike dhe garantuese e demokracisë së brendëshme. Vazhdojmë të bashkuar drejt aspiratave politike që janë ne interes të qytetarëve”, ka shkruar Ejupi.