Daci i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës

Daci i zhgënjyer me sjelljen e pozitës dhe opozitës

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci ka kundërshtuar pozicionet ekstreme të pozitës dhe opozitës ndaj krizës aktuale politike në vend.

Në një bisedë për ‘Epokën e re’, Daci ka thënë se, palët duhet të lëvizin nga këto pozicione, të ulen dhe të bisedojnë për gjetjen e një zgjidhje.

“Nuk ka çelës më të mirë se këtë që po ua propozoj liderëve aktual, të pinë kafe bashkë, nuk është e thënë para kamerave”, ka thënë Daci.

Sipas tij, pozita dhe opozita po e çojnë vendin në drejtim shumë të gabuar.

Ish-kryetari i LDD-së që dështoi në shumë zgjedhje, ka thënë se koalicioni qeverisës në bazë të marrëveshjeve ka të drejtë dhe mund ta zgjedhë presidentin, qoftë edhe në sallën e improvizuar.