Vazhdojnë udhëtimet e djalit të presidentit – pushimet dimërore në tri shtete

Vazhdojnë udhëtimet e djalit të presidentit – pushimet dimërore në tri shtete

Pas udhëtimit të fundit në plazhet e Majamit në Florida të ShBA-së, djali i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endriti, ka nisur vitin 2018 me disa udhëtime të reja.

Një kontrollim i thjeshtë në profilin e tij në Instagram i nxjerr në pah udhëtimet e pandalshme të Endritit.

Nga fotografia e parë të postuar në Instagram ku ishte qyteti i Cyrihut, Endrit Thaçi foton e fundit të postuar në profilin e tij, para pesë ore na njofton se gjendet në kryeqytetin austriak, “Vienna”.

Gjatë këtij sezoni dimëror si duket Endrit Thaçi i ka shijuar edhe alpet zvicerane për skijim.

Në dhjetor ai ka postuar një foto ku tregon lokacionin se gjendet në Cyrih të Zvicrës.

Ndërsa gjatë këtij muaji Endriti nuk kishte lënë pa vizituar edhe ndër qytetet më të vizituar në botë, Parisin.

Para se babai i tij të bëhej kryeministër, udhëtimet më të shpeshta të tij ishin në Zvicër dhe në Burojë të Skenderajt, vendlindja e Hashim Thaçit.

Ai është rritur duke u bërë edhe pjesë e lajmeve të shoubiznesit për shkak të lidhjes së tij me një aktore të re në një serial të njohur vendor.

Qysh prej fotografisë së parë, djali i presidentit ka postuar fotografi nga vende të ndryshme të botës.

E në kryeqytetin austriak dhe francez Endriti nuk është se shkon për herë të parë. Në vitin 2013 ai kishte postuar disa foto nga Kulla e Eifel-it.

Udhëtimet e tija, të cilët bashkëmoshatarët e tij por edhe të gjithë qytetarët nuk mund ti realizojnë për shkak të mungesës së liberalizimit të vizave dhe shkallës së lartë të varfërisë, përfshijnë edhe vendet sikurse Oslo e Norvegjisë, ku Endriti ka qenë në vitin 2015. Së paku nga koha kur ai i ka postuar fotografitë.

Ai nuk e ka lënë pa vizituar as Dubrovnikun e Kroacisë, ishujt e Greqisë, Milanon e Italisë dhe natyrisht Luganon e Zvicrës, shtet ky në të cilin ka jetuar edhe vet presidenti Thaçi. Të gjitha këto udhëtime janë realizuar gjatë vitit 2015.

E verën e vitit 2017 djali i presidentit Thaçi i kishte kaluar në plazhet e Majamit në Florida të ShBA-së. /Insajderi.com